Murati i bën padi Lirim Mehmetajt – gazetari e zbuloi se ish-këshilltari i ministrit është i përfshirë në tregtimin e energjisë elektrike
Ministri në detyrë, Hekuran Murati i ka bërë padi gazetarit të njohur, Lirim Mehmetaj. Ky i fundit në faqen e tij në Facebook tha se këshilltari i ministrit Murati, Blirind Danjolli është i përfshirë në tregtimin e rrymës elektrike, shkruan lajmi.net Murati në postimin e bërë ka thënë se e ka paditur Mehmetajn pasi që…

Lajme
Ministri në detyrë, Hekuran Murati i ka bërë padi gazetarit të njohur, Lirim Mehmetaj.
Ky i fundit në faqen e tij në Facebook tha se këshilltari i ministrit Murati, Blirind Danjolli është i përfshirë në tregtimin e rrymës elektrike, shkruan lajmi.net
Murati në postimin e bërë ka thënë se e ka paditur Mehmetajn pasi që Danjolli nuk është këshilltari i tij dhe se ka dhënë dorëheqje në fillim të këtij viti.
“Blirind Danjolli, i përmendur si këshilltar, ka dhënë dorëheqje dhe është liruar nga përgjegjësitë që ka pasur në kabinet qysh në fillim të këtij viti, pra është ish-këshilltar, e jo këshilltar aktual siç janë munduar ta paraqesin. Z. Danjolli që nga dita që ka dhënë dorëheqje është person privat, dhe unë si ministër as nuk marr përgjegjësi e as nuk mund të jap llogari për angazhimet e tij pas dorëheqjes nga kabineti.”, ka shkruar ndër të tjera në postimin e tij Murati.
Postimi i plotë: