Murati e quan “kundër-kushtetues” dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, tregon cka do të mund të votohej brenda 60 ditëve

Ministri i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se brenda 60 ditëve që sipas tij i parasheh Neni 82 i Kushtetutës, në Kuvend do të mund të votoheshin disa Ligje. Sipas tij, këto vendime mund të merreshin: – Marrëveshjet ndërkombëtare: 121…

Lajme

08/03/2026 17:09

Ministri i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se brenda 60 ditëve që sipas tij i parasheh Neni 82 i Kushtetutës, në Kuvend do të mund të votoheshin disa Ligje.

Sipas tij, këto vendime mund të merreshin:

– Marrëveshjet ndërkombëtare: 121 milionë euro ishin të parapara të votoheshin vetëm në seancën e së premtes që lamë pas.

– Ligjet që janë në pakon e Planit të Rritjes me BE-në – miratimi të cilave do të lironte një pjesë të mjeteve nga 882 milionë eurot e Planit të Rritjes.

– Rishikimi i Buxhetit.

– Ligje e reforma të tjera me rëndësi jetike.

– Ndryshimet Kushtetuese që Presidenti të zgjidhet nga vota direkte, madje duke i përcjellë edhe afatet sipas rregullores së punës së Kuvendit.

– Eventualisht edhe ndonjë emër konsensual për President, e ngërçi të zgjidhej pa pasoja për shtetin.

“Mirëpo në vend të këtyre, Kuvendi u shpërnda me dekret kundër-kushtetues, përmes të të cilit përfaqësuesve të popullit iu mohua e drejta të kryenin punën e tyre. Pse ky nxitim?”, ka pyetur Murati. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: