Munishi për derbin e Anamoravës: Gjilani nuk është në nivelin e Dritës, mëkat mungesa e stadiumit për këtë ndeshje

Ismet Munishi ka hedhur kritika mbrëmë për gjendjen e futbollit kosovar, e posaçërisht në rastin e Derbit të Anamoravës, i cili edhe një herë u zhvillua në stadiumin alternativ me bar sintetik, në mungesë të stadiumit kryesor të qytetit, i cili nuk është rinovuar ende. Trajneri kosovar thotë se është për keqardhje që një derbi…

Sport

11/12/2023 10:23

Ismet Munishi ka hedhur kritika mbrëmë për gjendjen e futbollit kosovar, e posaçërisht në rastin e Derbit të Anamoravës, i cili edhe një herë u zhvillua në stadiumin alternativ me bar sintetik, në mungesë të stadiumit kryesor të qytetit, i cili nuk është rinovuar ende.

Trajneri kosovar thotë se është për keqardhje që një derbi aq i madh nuk e ka madhështinë e tij, duke i përmendur disa faktorë.

Ndërkohë, gishtin e vë edhe tek politik bërësit, për të cilët thotë se nuk i kushtojnë shumë rëndësi sportit, në këtë rast futbollit.

“Derbi për t’u zhvillu i ka disa kushte, së pari që dy tifozeritë fantastike të jenë prezente, pavarësisht se unë jam i kuq. E dyta, në dy vitet mendoj se Gjilani nuk ka qenë në nivelin e Dritës, në organizim, në ambicie dhe kështu me radhë. Dhe e treta, një derbi fryhet, sforcohet nga deklaratat e protagonistëve. Për Zotin, kur i dëgjoj deklaratat e dy taboreve, të shtijnë me fjet para ndeshjes derbi”.

“Pra, në të tria elementet çalohet. Normalisht, stadiumi sintetik nuk ka kushte për dy tifozeritë. Është shumë e dhimbshme që një derbi i madh si ky, më i madhi në Kosovë, të mos ketë stadium të duhur, fajtorët le t’i kërkojë opinioni publik. E dinë njerëzit kush çka ka thënë, kush e ka pasur pushtetin”, deklaroi Munishi në T7.