Munishi pasi ekipi i tij u bë lider i Superligës: Këto rezultate janë meritë e futbollistave

Trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi ka folur pas fitores 3-1 ndaj Llapit. Ai tha se rezultatet pozitive të këtij sezoni, ku Dukagjini aktualisht është lidere e tabelës me 13 pikë, janë meritë e futbollistave. ”Një ndeshje me një kundërshtar kualitativ siç është Llapi, por lojtarët tanë po luftojnë jashtëzakonisht shumë edhe xhiro mas xhiro po…

Sport

25/09/2025 18:29

Trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi ka folur pas fitores 3-1 ndaj Llapit.

Ai tha se rezultatet pozitive të këtij sezoni, ku Dukagjini aktualisht është lidere e tabelës me 13 pikë, janë meritë e futbollistave.

”Një ndeshje me një kundërshtar kualitativ siç është Llapi, por lojtarët tanë po luftojnë jashtëzakonisht shumë edhe xhiro mas xhiro po i tregojnë vlerat e veta. Na kena një ekip jashtëzakonisht të fort dhe serioz. Unë i përgëzoj futbollistat për angazhim të pashoq dhe për këto rezultatet që i kanë bo deri tani është merit e futbollistave, prej të parit deri te i fundit.”, deklaroi Munishi pas ndeshjes.