Munishi ironizon rëndë me Dritën: Iu ka prishur llamella, s’mund ta rivalizojë Ballkanin

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi ka ironizuar me Dritën pas barazimit të kësaj të fundit me Lirinë, të dielën që lamë pas. Munishi në formë ironie ka thënë se Dritës i është prishur “llamella”, ndërkohë që shtoi se nuk i sheh gjilanasit ta rivalizojnë Ballkanin në garë për titull të kampionit. ”Drita është dashur…

Sport

30/10/2023 12:35

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi ka ironizuar me Dritën pas barazimit të kësaj të fundit me Lirinë, të dielën që lamë pas.

Munishi në formë ironie ka thënë se Dritës i është prishur “llamella”, ndërkohë që shtoi se nuk i sheh gjilanasit ta rivalizojnë Ballkanin në garë për titull të kampionit.

”Drita është dashur eventualisht ta shfrytëzojë shpërqendrimin e Ballkanit kur ka pasur lojëra në Evropë. Drita është dashur të jetë më konkrete. Çka kemi parë dhe bëjmë analizë deri këtu, nuk shoh skuadër serioze që mund ta rivalizojë Ballkanin në rrugën drejt titullit”, tha Munishi në RTV Dukagjini.

Ish-trajneri i Ferizajt vazhdoi edhe të ironizojë me skuadrën gjilanase.

”Feronikeli luajti mirë, derisa Ballkani e qiti një marsh ma nalt, edhe aty po bëhet pastaj diferenca, si pe ndërrojnë shpejtësinë. Teksa Dritës për momentin ju ka prishur llamella, po kanë probleme”, tha Munishi.