Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

Pas largimit nga shefi i shtabit teknik te Prishtina, trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi është bërë me punë të re. Munishi nga tani do të jetë analist i rregullt në emisioni “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini. Kjo është konfirmuar edhe nga vetë televizioni në fjalë, shkruan lajmi.net. “Ismet Munishi rikthehet si analist i rregullt…

Sport

25/04/2023 17:01

Pas largimit nga shefi i shtabit teknik te Prishtina, trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi është bërë me punë të re.

Munishi nga tani do të jetë analist i rregullt në emisioni “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.

Kjo është konfirmuar edhe nga vetë televizioni në fjalë, shkruan lajmi.net.

“Ismet Munishi rikthehet si analist i rregullt në emisionin “Dueli Sportiv”. Pjesë e rregullt e panelit tashmë do të jetë edhe trajneri, Ismet Munishi. Munishi do jetë analist i rregullt në çdo të dielë, me fillim nga ora 22:00” – thuhet në njoftimin e televizionit.

Trajneri prishtinas, Ismet Munishi ka drejtuar një sërë ekipesh në Superligën e Kosovës në futboll.

Vushtrria, Hajvalia Drita, Ballkani, Gjilani e Prishtina ishin disa nga klubet që Munishi drejtoi në Kosovë./Lajmi.net/