Mungon vetëm zyrtarizimi – Icardi i bashkohet Galatasarayt në formë huazimi
Mauro Icardi do t’i bashkohet Galatasarayt në formë huazimi. Të paktën kështu raporton Fabrizio Romano, përmes një njoftimi në Twitter. Ndër të tjera Romano thotë se palët janë dakorduar për gjithçka dhe lojtari do të udhëtojë në Stamboll me agjentët e tij në orët në vijim. Argjentinasi nuk e gjeti veten te Paris Saint Germain…
Sport
Mauro Icardi do t’i bashkohet Galatasarayt në formë huazimi.
Të paktën kështu raporton Fabrizio Romano, përmes një njoftimi në Twitter.
Ndër të tjera Romano thotë se palët janë dakorduar për gjithçka dhe lojtari do të udhëtojë në Stamboll me agjentët e tij në orët në vijim.
Argjentinasi nuk e gjeti veten te Paris Saint Germain duke pasur shumë lëndime dhe pak minuta në këmbë.
Te skuadra turke sulmuesi do të tentojë që ta rikthejë formën e dikurshme që kishte tek Interi. /Lajmi.net/