Mungon vetëm zyrtarizimi, Atletico Madrid gjen zëvendësimin e Diego Costas

Pas prishjes së kontratës, Diego Costa, do të largohet nga Atletico Madrid, mirëpo këta të fundit kanë gjetur shumë shpejt zëvendësimin e tij.

Sport

13/01/2021 16:25

Moussa Dembele raportohet nga mediat në Francë, se veçse ka përfunduar testet mjekësore në Los Colchoneros dhe do të huazohet aty deri në verë.

Akoma nuk ka detaje të tjera në qoftë se do të huazohet me të drejtë blerje, megjithatë transferimi i tij në Spanjë është i pashmangshëm.

Edhe trajneri Diego Simeone ka konfirmuar të hënën se bisedimet janë në një fazë afër marrëveshjes, përcjell lajmi.net.

Drejtori sportiv i Lyonit, Juninho: “Moussa erdhi të më shihte; ai mendon se është koha për të ndryshuar klubin. Ai më tha se ka humbur pak motivimin”.

Dembele filloi karrierën e tij në akademinë e Fulham përpara se të kalonte në klubin ku mori famën e tij në Celtic./Lajmi.net/