Mungojnë përsëri deputetët e VV-së, dështon konstituimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore
Sot ka qenë e planifikuar që të konstituohet Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore, por kjo nuk nodhi pasi deputetët e VV-së, nuk morën pjesë për herë të dytë mbrenda ditës. Anëtarja e këtij komisioni nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku thotë se pozita po trembet prej të vërtetës. ‘’Pozita po trembet prej të vërtetës, si…

Lajme
Sot ka qenë e planifikuar që të konstituohet Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore, por kjo nuk nodhi pasi deputetët e VV-së, nuk morën pjesë për herë të dytë mbrenda ditës.
Anëtarja e këtij komisioni nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku thotë se pozita po trembet prej të vërtetës.
‘’Pozita po trembet prej të vërtetës, si opozitar kur kanë qenë ata kanë akuzuar, tash kur kanë dal në pozitë po ikin të vërtetës. Përpara kanë thënë hajnat në burg, e tash duhet me ardhë me i dërgu hajnat në burg bashkë’’, tha Bunjaku.
Po ashtu edhe anëtarja tjetër e LDK-së në këtë komison Doarsa Kica-Xhelili u ka bërë thirrje deputetëve të pozitës të vijnë në komision ose ato do të zëvendësohen nga grupet parlamentare të partive tjera.
Kujtojmë se Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, i doli në shesh skandali për rezervat shtetërore, ndërsa pushteti si zakonisht e mohoi një gjë të tillë.
Ndërsa Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur një hetim dhe deri më tash janë të arrestuar, biznesmeni i afërt me VV-në, Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarë të MINT-it./Lajmi.net/