Mungesa e marrëdhënieve mes qiftit mund të çoj në divorc?: Seksolog Fejza jep detaje

Hajrullah Fejza, gjatë një interviste të dhënë për lajmi.net ka treguar për shkaqet që shpie në divorc mes një qifti. “Seksi në një marrëdhënie është thelbi, themeli, i një lidhje një marrëdhënie, dhe pastaj i mbajtjes së asaj marrëdhënie në kushte të shëndosha.”, tha seksologu Hajrullahu. “Nuk ka marrëdhënie seksuale që nuk e përmirëson jetën…

Lajme

19/01/2024 18:41

Hajrullah Fejza, gjatë një interviste të dhënë për lajmi.net ka treguar për shkaqet që shpie në divorc mes një qifti.

“Seksi në një marrëdhënie është thelbi, themeli, i një lidhje një marrëdhënie, dhe pastaj i mbajtjes së asaj marrëdhënie në kushte të shëndosha.”, tha seksologu Hajrullahu.

“Nuk ka marrëdhënie seksuale që nuk e përmirëson jetën në qift, ose nuk e përmirëson jetën e partnerëve…”.

Ai nënkupton se mes një qifti marrëdhëniet seksuale janë qelësi i një lidhje të shëndoshë.

Ndërsa ai përmend edhe stresin si një shkak kryesor që e shpie një qift në mos dëshirë për të bërë marrëdhënie. “Stresi që marrin gjatë punës, ngarkesat në punë, të gjitha këto lënë pasoja të rënda, pasoja që shpien shpesh në humbje të dëshirës për seks…”.

“Momenti kur marrëdhënia seksuale bëhet e njëtrajtshme, bëhet në kohë të caktuar, bëhet në vend të caktuar, kalon në monotoni dhe qiftet e shmangin…” thotë Hajrullahu.

Ai shprehu që nga ana shkencore, se qiftet që kanë marrëdhënie më të shpeshta kanë lidhje të shëndoshë:

“Flasin të dhënat shkencore që tregojnë që qiftet që performojnë marrëdhënie seksuale të shpeshta dhe të kënaqshme dhe të dëshirueshme e kanë shumë më të kënaqshme dhe cilësia e raporteve të tyre është shumë më e shëndoshë..”.

Më poshtë e keni videon e detajizuar:

/lajmi.net/