Mundësia dhe përgjegjësia e PVD’së

Partia për Veprim Demokratik, mund t’i sigurojë 2 mandate në parlamentin serb. Edhe pse rezultatet zyrtare nuk janë shpallur, lista e vetme shqiptare supozohet t’i fitojë 2 mandate në këtë parlament. Riza Halimi, këtë arritje eventuale e quan përgjegjësi.

Lajme

17/03/2014 22:47

Edhe pse ende nuk ka rezultate zyrtare të Komisionit Republikan Zgjedhor, bazuar në rezultatet preliminare të këtij institucioni por edhe të atyre të qendrës për zgjedhjet e lira dhe demokratike në Sebri, nga më shumë se 70% e votave të përpunuara, lista e Partisë për Veprim Demokratik, ka arritur t’i sigurojë 2 mandate në parlamentin Republikan.

Bartësi i listës së PVD’së, Riza Halimi, është shprehur mjaftë i kënaqur me rezultatin e  zgjedhjeve, ndërkohë që sipas tij, ky rezultat bartë edhe përgjegjësi mjaft të madhe para atyre që i dhanë besimin, raporton RTK.

“Ne kur vendosëm të hymë në këto zgjedhje ishim se po bartim një përgjegjësi të madhe në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës”.

“Këto momente vendimtare zëri jonë patjetër duhet të dëgjohet”.

Ndërkaq, Shaip Kamberi, i dyti në radhë nga lista e PVD’së duke i komentuar ndryshimet e përgjithshme në skenën politike të Serbisë është optimist se në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar.

“Këtë e shohim si shans tonin, dhe si mundësi tonën, që në kuadër të aplikimit të këtyre standardeve të Bashkimit Europian, edhe në Luginën e Preshevës të arrijmë që ta përmirësojmë pozitën e shqiptarëve në këtë Rajon”.

Lista politike e PVD’së ishte lista e vetme shqiptare që morri pjesë në zgjedhjet serbe.