Muller fton shokët e skuadrës të mbyllin hesapet, synon dy trofetë

Ylli i Bayern Munich, Thomas Muller, ka bërë thirrje tek skuadra që të jenë të vëmendshëm në fund të sezonit dhe të japin maksimumin në ndeshjet e mbetura.

Sport

25/04/2019 21:00

Bayern Munich janë në garë për të fituar Bundesligën dhe dje kanë prerë biletën për finalen e Kupës së Gjermanisë.

Me pesë ndeshje nga fundi, lojtarët e Niko Kovac mund të fitojnë të dy trofetë, dhe Muller ka dëshirë të madhe ta bëjë këtë.

“Ne do të shohim se çfarë do të sjellin tri javët e ardhshme” ka thënë fillimisht Muller, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht, ne jemi shumë të motivuar dhe tani duam të mbyllim hesapet në të dy kompeticionet. Fitorja 5:0 në ‘Der Klassiker’ kundër Dortmund ishte ajo që na dha motivin. Ne patëm një dëshirë të madhe të fitojmë të dy kompeticionet” ka thënë tutje gjermani.

“Leipzig janë në një formë shumë të mirë dhe po luajnë mirë në gjysmën e dytë të sezonit” ka thënë ai duke paralajmëruar shokët para ndeshjes finale të Kupës së Gjermanisë.

29 vjeçari ka qenë një nga më të rëndësishmit e Niko Kovac këtë sezon, duke luajtur 44 ndeshje dhe duke humbur vetëm katër.

Në 40 paraqitje me bavarezët, numri 25 ka regjistruar vetëm nëntë gola dhe ka regjistruar 14 asistime. /Lajmi.net/