Muhaxheri ironizon me nënkryetaren e VV-së: Eja dhe “paloma kuferin”
Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku dje në një debat televiziv ka thënë se nëse nuk bëhet asgjë me liberalizimin e vizave, qytetarët e Kosovës i kaë gati “kuferat” për të ikur.
Lajme
‘Populli i ka bërë gati koferat”, kishte thënë ajo në këtë debat.
E Arton Muhaxheri nga PDK ka ironizuar deklaratën e Kollçakut duke e thirrur t’ia palojë edhe atij “kuferin”.
Ky është postimi i tij në Facebook:
“Dikush nga VV tha se qytetarët i kanë bërë gati ‘koferat’ nëse dështon diçka nga liberalizimi i vizave ata do te ikin. Koment: po se pate shku ti me ju palu “koferat” qytetarëve. Me qe ra fjala koferin tem se kom palu hala apo vjen paloma. “