Muharremi pret rënie të VV-së në zgjedhjet e 7 qershorit: 2026-ta mund të jetë fatale për ta
Analisti politik, Shenoll Muharremi ka parashikuar se viti 2026 mund të jetë fatale për Vetëvendosje. Ai pret që në zgjedhjet e 7 qershorit VV do të pësoj rënie. “Nëse do të korrigjohet në 43%, apo 39%, e 35%… këtë duhet me pritë dhe me kuptu sa është vetëdijësuar votuesi kosovar. Rënia dhe korrigjimi i LVV-së…
Lajme
Analisti politik, Shenoll Muharremi ka parashikuar se viti 2026 mund të jetë fatale për Vetëvendosje.
Ai pret që në zgjedhjet e 7 qershorit VV do të pësoj rënie.
“Nëse do të korrigjohet në 43%, apo 39%, e 35%… këtë duhet me pritë dhe me kuptu sa është vetëdijësuar votuesi kosovar. Rënia dhe korrigjimi i LVV-së aty ku e ka bazën reale është më shumë një proces dhe kjo do të arrihet mesiguri me dy akte, jo me të parën. Kur fillon rënia, nuk ndalet më. Edhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit, votuesi vendas e ka ndëshkuar për rritje të çmimeve, varfëri, krizë të energjisë dhe kapje të shtetit, por Kurti atëherë bëri një inxhinieri elektorale, ku e bllokoi Kosovën me muaj që zgjedhjet të caktohen në festa të fundvitit. Arriti sukses, për shkak se i solli rreth 160,000 vota nga jashtë, derisa supozohet që rreth 90,000 votues të klasës së mesme, që votojnë partitë ish-opozitare, ishin jashtë vendit. Por kjo nuk ndodh më”, ka thënë Muharremi.
Ai ka thënë se nuk e njeh më asnjë person që voton për VV-në, ndërsa ka thënë se gjysma e personave që i njihte në 2021-tën ishin në këtë parti por tani sipas tij nuk janë më.
“Përshtypja është që zgjedhjet e 7 qershorit do të konfirmojnë rënien e përkrahjes për LVV dhe do të rikuperohen disa nga partitë opozitare. Por vendi, përsëri, nuk do të gjejë zgjidhje. Kjo për shkak se LVV e Kurti nuk bashkëpunojnë me askënd. Por edhe sikur të ndryshojnë, ata nuk kanë më miq e parti që do të bashkëpunojnë me ta. Kështu që, sipas të gjitha gjasave, 7 qershori është vetëm akti i parë, ku konfirmohet rënia e LVV-së, por nuk do të gjenerojë zgjidhje që i nevojitet Kosovës. Por zgjedhjet tjera, të dytat në 2026, mund të jenë fatale për LVV. Për shkak se kur votuesit e kuptojnë që LVV po humb përkrahjen, rënia mund të përshkallëzohet. Deri në fund të vitit 2026, LVV mund ta gjejë veten me vetëm rreth 30%-35% përkrahje, por edhe në opozitë”, ka shkruar Muharremi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: