Zjarr tek varrezat dhe gështenjat në Deçan, intervenojnë zjarrfikësit

Zjarrfikësit në Deçan kanë intervenuar sot në mesditë për shuarjen e dy vatrave të zjarrit në zonën e Kodralisë dhe Podit të Gështenjave. Sipas njoftimit, zjarret janë shkaktuar pasi persona të panjohur kanë vënë zjarr për pastrimin e varrezave në Kodrali dhe të gështenjave në Pod të Gështenjave, ndonëse temperaturat gjatë ditës ishin shumë të…

Lajme

28/06/2026 22:05

Zjarrfikësit në Deçan kanë intervenuar sot në mesditë për shuarjen e dy vatrave të zjarrit në zonën e Kodralisë dhe Podit të Gështenjave.

Sipas njoftimit, zjarret janë shkaktuar pasi persona të panjohur kanë vënë zjarr për pastrimin e varrezave në Kodrali dhe të gështenjave në Pod të Gështenjave, ndonëse temperaturat gjatë ditës ishin shumë të larta, duke rritur rrezikun e përhapjes së flakëve.

Falë njoftimit me kohë të qytetarëve dhe reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, të dy vatrat e zjarrit u lokalizuan dhe u shuan pa u përhapur më tej.

 

“Për fat të mirë lajmërimi me kohë edhe shuarja ishte e shpejt”, thuhet në njoftimin e zjarrfikëseve.

Në këtë kohë me temperatura të larta, zjarrfikësit u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura, pasi edhe një zjarr i vogël mund të përhapet me shpejtësi dhe të shkaktojë dëme të mëdha.