Humbin jetën babë e bir në Deçan pasi u goditën nga rryma
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Maznik të Komunës së Deçanit. Siç kanë raportuar mediat lokale, babë e bir kanë humbur jetën pasi janë goditur nga rryma derisa po punonin në shtëpinë e tyre. Ngushëllime për rastin ka shprehur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për…
Lajme
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Maznik të Komunës së Deçanit.
Siç kanë raportuar mediat lokale, babë e bir kanë humbur jetën pasi janë goditur nga rryma derisa po punonin në shtëpinë e tyre.
Ngushëllime për rastin ka shprehur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Xhemajl Mustafajt dhe birit të tij, Hasanit, nga fshati Maznik. Në emrin tim dhe të Komunës së Deçanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mustafaj, të afërmve dhe gjithë banorëve të Maznikut. Në këto çaste të rënda, ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe. I përjetshëm qoftë kujtimi për Xhemajl dhe Hasan Mustafaj”, ka shkruar Ramosaj.
Lajmi.net ka dërguar pyetje tek Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /Lajmi.net/