Muharremi mesazh Abdixhikut pasi i mbijetoi votimit: Duhet me pas shumë kujdes, një veprim i gabuar, e dërgon partinë në 7%

Analisti i njohur, Shenoll Muharremi ka dal me reagim pasi LDK votoi që të vazhdoj ta ketë kryetar Lumir Abdixhikun. Muharremi në postimin e bërë i dërgoi një mesazh Abdixhikut, që të ketë kujdes me veprimet tash e tutje, transmeton lajmi.net. “Kuvendi i LDK: Nuk është një fitore kredibile më vetëm 55% se gati gjysma…

Lajme

31/01/2026 19:19

Analisti i njohur, Shenoll Muharremi ka dal me reagim pasi LDK votoi që të vazhdoj ta ketë kryetar Lumir Abdixhikun.

Muharremi në postimin e bërë i dërgoi një mesazh Abdixhikut, që të ketë kujdes me veprimet tash e tutje, transmeton lajmi.net.
“Kuvendi i LDK: Nuk është një fitore kredibile më vetëm 55% se gati gjysma nuk e aprovojnë, por është demokratike. Rreth 45% e delegatëve kanë votu kundër. Tash Lumiri duhet me pas shume kujdes se LDK me qata që e kanë votu për i ka vetëm njo 7% të 13%shit nga 28 dhjetori. Dmth një qasje emocionale, një veprim i gabuar, e qon partinë në 7%. Sfida kryesore e tij mundet me qenë si me bashku partinë dhe si ne apliku kohezion dhe me i integru këtë 45%.. kjo zatëm është dështimi kryesor i tij.”, tha Muharremi./lajmi.net/