Të Infektuar: 1123

Të Shëruar: 847

Të Vdekur: 30

Muharremaj: Personi i infektuar nga Suhareka erdhi nga Mali i Zi, po mbahej në konvikte

0:24 | 10 Prill 2020

Edhe tre raste të reja janë shënuar sot me coronavirus në Kosovë duke e çuar kështu numrin total të të infektuarve në 227.

Njëri nga rastet e konfirmuara sonte është nga komuna e Suharekës.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka thënë se personi në fjalë ka punuar tash e një kohë  dhe se ka qenë i vendosur në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Ai ka kërkuar edhe një herë nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos kenë panik.

“Informacioni i fundit tregon se e kemi edhe një rast pozitiv nga Komuna e Suharekës me virusin Covid-19 dhe ai gjendet në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku i janë marrë rezultatet sepse ka ardhur nga jashtë vendit.

Ky person ka punuar tash e sa kohë në Mal të Zi dhe nuk ka qenë i pranishëm në territorin tonë.

Pra, situatën po e analizojmë me kujdes dhe nuk ka nevojë për panik.

Ju lutemi qëndroni në shtëpi dhe respektoni rregullat e institucioneve përkatëse”, ka shkruar ai në Facebook.