Muhamet Ramadani konfirmohet sërish kampion i Ballkanit U-20

Muhamet Ramadani ka konfirmuar sërish dominimin e tij në Kampionatin Ballkanik U-20 në atletikë, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Sport

12/09/2020 22:49

Atleti ynë fitoi medaljen e artë në hedhjen e gjylës 6 kilogramë. Rezultati i tij ishte 18.85cm.

Ramadani kishte fituar të artën edhe në Ballkanikun e sallës U-20 të mbajtur në shkurt të këtij viti.

Ai është medalist i artë edhe në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Baku 2019. /Lajmi.net/