MSH tregon se kush do të vaksinohet me vaksinat e COVAX

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pasi COVAX ka konfirmuar se Kosova do të furnizohet deri në maj me vaksina.

Lajme

02/03/2021 15:55

Përmes një postimi në Facebook, MSH-ja ka thënë se Kosova në raundin e parë do të marrë 100 mijë e 800 doza të vaksinave të COVAX, derisa ka publikuar fotografi përmes të cilave tregohet se pse duhet të vaksinohen qytetarët.

Sipas MSH-së, të parët që do të vaksinohen do të jenë punëtorët shëndetësorë, personat e moshuar mbi 80 vjeç dhe të moshuarit e qytetarët me sëmundje kronike.

Postimi i plotë:

Konfirmohet lista e shteteve përfituese nga raundi i parë i ndarjes së vaksinave kundër COVID-19 përmes mekanizmit COVAX. (Shkurt-Maj 2021)

Në këtë raund, Kosova përfiton 100,800 doza.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

UNFPA Kosovo British Embassy Pristina

The COVAX Facility First Round Of Allocation: Astra Zeneca/Oxford Vaccine (Manufactured By Astrazeneca & Licensed and Manufactured By Serum Institute of India) Feb-May 2021 – Last Updated 2 March 2021Kosova is allocated with 100,800 doses. /Lajmi.net/