Mposhtin Italinë: Zvicra me shqiptarët marshon përpara në Euro 2024
Kombëtarja e Zvicrës ka siguruar biletën e parë drejt çerekfinales së Kampionatit Evropian Euro 2024, duke e eliminuar kampionin aktual të kësaj gare, Italinë. Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në “Olympiastadion” të Berlinit, Zvicra e ka mposhtur Italinë me rezultat solid 2:0. Golat e fitores për “Helvetikët” i shënuan Remo Freuler…
Sport
Kombëtarja e Zvicrës ka siguruar biletën e parë drejt çerekfinales së Kampionatit Evropian Euro 2024, duke e eliminuar kampionin aktual të kësaj gare, Italinë.
Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në “Olympiastadion” të Berlinit, Zvicra e ka mposhtur Italinë me rezultat solid 2:0.
Golat e fitores për “Helvetikët” i shënuan Remo Freuler (minuta e 37’) dhe Ruben Vargas (minuta e 46’).
Tërë ndeshjen për Zvicrën luajti Granit Xhaka, kurse rezervistë të papërdorur ishin futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari.
Rezultati final, 2:0 në favor të Zvicrës.