Mposhten Messi dhe Ronaldo (FOTO)

Në Premier League përveç sfidave në fushën e blertë për 3 pikë ka startuar edhe beteja për yllin e marketingut.

Sport

07/09/2017 16:32

Momentalisht Manchester United dominon shitjen e fanellave në Britaninë e Madhe me yjet e tyre Paul Pogba dhe Romelu Lukaku.

Sipas Sports Direct këtë verë yje si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Neymar, kanë shitur më pak fanella në britani se dyshja e Manchesterit.

Lojtari i ri i Neëcastle United dhe Skocisë, Matt Ritchie, edhe pse nuk ka thyer ndonjë rekord botëror është i 13-ti me shitjen e fanellave. Paul Pogba dhe Romelu Lukaku udhëheqin listën me Marcus Rashfordin që është në top pesçë.

Eden Hazard është i treti, ndërsa Alexandre Lacazette i katërti. Lionel Messi është i teti, ndërsa Ronaldo dhe Neymar, ndajnë pozitat e 15-të dhe 18-të.

Alexis Sanchez nuk e ka zbehur popullaritetin te Arsenal edhe pse kërkonte largimin, duke u renditur i 22-ti, ndërsa John Terry me Aston Villan është i 21-ti. Mesut Ozil është i 20-ti për shitjen e fanellave në ishull.