MPJ ia ndalon zyrtarëve të Beogradit hyrjen në Kosovë për të bërë fushatë

Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ua kanë ndalur hyrjen zyrtarëve nga Beogradi për të hyrë në Kosovë për të bërë fushatë.

Lajme

29/09/2019 14:14

Jetlir Zyberaj nga MPJ ka bërë të ditur se këtë vendim autoritetet kosovare e kanë marrë pas kërcënimeve që po iu bëhen komunitetit serb në Kosovë nga ana e Beogradit zyrtar.

Postimi i plotë:

Zgjedhjet e 6 Tetorit janë zgjedhje të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj.

Zyrtarët e Beogradit nuk mund dhe nuk do të lejohen të bejnë fushatë zgjedhore në zgjedhjet e Kosovës. E as nuk do të tolerohën kërcënimet kundër komunitetit serb të Kosovës nga Beogradi.

Beogradi e di realitetin në Kosovë dhe konform kesaj duhet të sillet, duke respektuar kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. /Lajmi.net/