Mozzik tregon se çfarë i vodhën personat që ia thyen studion muzikore

Mozzik ka reaguar pas dëmeve që ia shkaktuan në studio.

ShowBiz

27/10/2020 17:59

Reperi Mozzik ka reaguar ndaj atyre që ia thyen studion muzikore, ku po punonte për këngët e reja, shkruan lajmi.net.

Ai fillimisht solli pamje të dëmeve që iu shkaktuan në zyre, ku shihen xhama të thyer në disa pjesë të objektit.

Pas gjithë kësaj, ai ka reaguar ashpër me anë të një tjetër postimi, ku tregon se personat që hynë në studio ia kanë marrë një televizor, por ka një mesazh publik për ta.

“O grahni punes punoni o njerze te lige, se un s’kom arrite duke ia thy dikujt vendin e punes, as tu e sha dikon, e as tu e vjedh dikon. Pikerisht sot qenka thyer studio (shtepia ime e dyte). E kish marr nje Televizor, aman let kthehet t’ja jap edhe digitronin”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/