Mozzik tallet me Albin Kurtin: Le ti kthen xhipat e zi tash se nuk ka kuptim me i rujt veç për 4 komuna

Lëvizja Vetëvendosje këto zgjedhje ka fituar vetëm 4 komuna.

ShowBiz

14/11/2021 23:31

Tashmë kanë filluar edhe talljet me Lëvizjen Vetëvendosje dhe ndër ta si duket është edhe reperi i njohur kosovar Mozzik, shkruan lajmi.net.

Ai së fundi ka postuar një status në Facebook ku u shpreh se Albin Kurti tashmë duhet t`i kthejë ‘xhipat e zi’ në Polici pasi nuk i duhen vetëm për 4 komunat që fituan sonte.

“Le ti kthen xhipat e zi n’Polici Albini tash se s’ka kuptim me rujte veq per 4 komuna”, shkroi reperi në Facebook.

Mozzik pranoi mijëra pëlqime dhe disa komente pas talljes së bërë me Vetëvendosjen./Lajmi.net/