Mozzik ia lë ‘këmbën e hajrit’ fansit, i kthehet ish-e dashura

Mozzik tregoi se çfarë i shkroi një ndjekës.

ShowBiz

21/05/2021 20:43

Mozzik dhe Loredana mbesin çifti më i përfolur aktualisht në shoubiz, pas ribashkimit, shkruan lajmi.net.

Dyshja kohën e fundit u shfaqën kudo bashkë dhe me fotografitë e fundit konfirmuan se po bëjnë album të përbashkët.

Madje, Mozzik postoi disa imazhe krah Loredanës gjatë punës për albumin e ri muzikor.

Me këtë rast, një ndjekës i shkroi duke i thënë se pas ribashkimit të tyre, edhe atij i është kthyer ish-e dashura.

“Ma dhat zarin edhe mu, mu kthy exi”, i shkroi ndjekësi, ndërsa Mozzik publikoi bisedën e tij.

Ndryshe, Mozzik dhe Loredana ende nuk kanë dhënë një datë të saktë për publikimin e albumit “No rich parents”. /Lajmi.net/