Mozzik hap çerdhe, bartë emrin e vajzës së tij

Reperi i njohur Mozzik ka zgjedhur të investojë në edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve përmes hapjes së çerdhes moderne “HanaKids” në Ferizaj. Reperi ka njoftuar se çerdhja do t’ia fillojë punës këtë të hënë, shkruan IndeksOnline. Sipas Mozzik, “HanaKids” do të jetë vendi ku fëmijët jo vetëm që kanë kujdesje, por edhe do të mësojnë…

ShowBiz

23/08/2025 18:13

Reperi i njohur Mozzik ka zgjedhur të investojë në edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve përmes hapjes së çerdhes moderne “HanaKids” në Ferizaj.

Reperi ka njoftuar se çerdhja do t’ia fillojë punës këtë të hënë, shkruan IndeksOnline.

Sipas Mozzik, “HanaKids” do të jetë vendi ku fëmijët jo vetëm që kanë kujdesje, por edhe do të mësojnë të luajnë dhe të zhvillohen të lumtur.

”HanaKids po hap dyert sot!

Nga e hëna, më 25 Gusht, fillojmë punën me dashuri dhe përkushtim për më të vegjlit tanë. Një qerdhe moderne me 1300 m² hapësirë në zemër të lagjes Panorama Residence – Ferizaj, ku çdo fëmijë do të ndihet si në shtëpi.

Fëmijët janë e ardhmja jonë – ata nuk kanë nevojë vetëm për kujdes, por për dashuri, siguri dhe një ambient që i rrit me buzëqeshje e dituri. HanaKids është vendi ku ata mësojnë dhe luajnë, lulëzojnë duke mësuar dhe rriten të lumtur. Sepse çdo familje meriton më të mirën.”, ka shkruar Mozzik.