Mourinhos nuk i intereson titulli i Cityt në derbi, thotë se synon diçka tjetër

Jose Mourinho nuk është i interesuar të mendojë se si të vonojë festën e titullit Manchester Cityn, por në diçka tjetër.

Sport

06/04/2018 18:39

City që u mposht 3:0 nga Liverpool në Ligën e Kampionëve, këtë javë mund të shpallet kampion në Premierligë, nëse në ‘Etihad Stadium’ mposht rivalët e Unitedit.

Titulli i Cityt ndaj Unitedit, nuk është diçka që e brengos Jose Mourinhon, që thotë se objektivi i skuadrës së tij është vendi i dytë.

“Synimi im është që të përfundoj i dyti”, ka deklaruar Mourinho.

“Synojmë të përfundojmë në top katër, matematikisht kjo ende nuk është mbyllur. Kemi një distancë të mirë ndaj rivalëve, por ende nuk ka përfunduar asgjë, ky është objektivi ynë i parë”.

“Do të preferoja të përfundonim në vendin e tretë sesa të katërtin, të dytin sesa të tretin. Ne kemi qenë për disa muaj në vendin e dytë, dhe objektivi ynë është të luftojmë për këtë pozitë, gjë që na duhen pikët”./Lajmi.net/