Mourinho thotë se Manchester United e meritoi fitoren ndaj Arsenalit

Jose Mourinho është deklaruar pas fitores së Manchester United në derbi ndaj Arsenalit me rezultat 2:1.

Sport

29/04/2018 22:05

Manchester United mposhti 2:1 Arsenalin, me golin e fitores që u shënua në fund të ndeshjes nga Fellaini.

“Mendoj se nëse do të kryhej baras nuk do të ishte e drejt”, ka deklaruar Mourinho për ‘Sky Sports’.

“Ata bënë një ndeshje të mirë, nuk kishin presion, u mbrojtën mirë, dy mbrojtësit e ri të qendrës luajtën shumë, shumë mirë”.

“Natyrisht, ne ishim skuadra që kërkonte fitoren, kishim më shumë mundësi në 20-25 minuta e fundit gjë që është normale. Ata kishin një ndeshje pozitive por ne ishim më të fortë në 20 minutat e fundit”, ka vazhduar portugezi./Lajmi.net/