Mourinho “shokon” tifozët e Man Utd
Jose Mourinho ka një lajm jashtëzakonisht të keq për tifozët e Manchester United.
Sport
Portugezi ka thënë se nuk e di nëse skuadra nga “Old Trafford” do të kryej ndonjë transferim gjatë janarit.
“Special One” publikisht iu është “përgjëruar” drejtuesve të skuadrës që ata ta të investojnë në fondin e lojtarëve.
Ai në veçanti ka kërkuar transferimin e një qendër mbrojtësi. Emrat si Koulibaly apo Skriniar ishin më të përmendurit.
Por, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Liverpool, portugezi nuk ka qenë aspak i sigurt për merkaton e janarit, transmeton lajmi.net.
Nëse United nuk kryen ndonjë lëvizje për të transferuar ndonjë lojtar, ata zor se do të përfundojnë në top katërshen e Premierligës.
Kujtojmë se të dielën (sot) ata do të kenë një test mjaft të vështirë në ndeshjen kundër Liverpool. /Lajmi.net/