Mourinho s’e ka ndërmend t’i ndal talljet me Arsene Wengerin
Mjafton ta kritikosh Jose Mourinhon, dhe ai menjëherë momentet jo të mira të tij, i lidhë me trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger.
Sport
Në një intervistë për ‘ESPN’ e Brazilit, Jose Mourinho derisa pyetej për vështirësitë e Unitedit këtë edicion, ai përgjigjet duke ia përmendur gazetarit Arsene Wengerin, dhe kohën e gjatë të këtij të fundit që s’ka fituar titull.
“E thashë edhe dje në konferencë. Trajneri i Arsenalit nuk ka fituar titull që 14 vite. Unë s’kam fituar që 18 muaj”, deklaroi Mourinho.
“Ai, për 14 vite dështoi të ndërtoi një ekip që bëhet kampion. Unë jam këtu që katër muaj, dhe kritikat janë vetëm për mua, dhe jo për të tjerët”, shton ai.