Mourinho me një parashikim interesant për Nadal

Jose Mourinho pretendon se ylli i tenisit Rafael Nadal mund të kishte pasur një karrierë të nivelit të lartë në futboll.

Sport

04/07/2019 18:35

Duke folur pas një vizite në Wimbledon, ish-trajneri i Chelseat, Manchester United, Real Madrid dhe Inter foli për admirimin e tij për një nga lojtarët më të suksesshëm në histori të tenisit ndonjëherë.

Fituesi i tetëmbëdhjetë Grand Slam-eve, Nadal është goditur nga lëndimet në vitet e fundit, por sërish është rikthyer në krye, duke fituar titullin e 12-të në French Open në qershor, përcjell lajmi.net.

Mourinho, i cili ishte duke shikuar nga afër Nadal në përballjen me Nick Kyrgios në Wimbledon të enjten, tha për spanjollin: “Ai është i pabesueshëm. Unë jam i lumtur që nuk e ka bërë, por unë mendoj se ai gjithashtu mund të ketë qenë një futbollist fantastik”.

“Xhaxhai i tij (Miguel Angel Nadal) ishte lojtari im në Barcelonë më 1996 dhe e di që Rafa mund të luajë futboll, dhe mirë”.

“Ai do të mundte falë fizikës, me mentalitetin dhe me aftësive që ka, por faleminderit që nuk e bëri sepse për tenis është ai që është”, deklaroi portugezi. /Lajmi.net/