Mourinho mbron Simunicin?
Jose Mourinho qëndroi në Beograd të premten e shkuar dhe nga vendi i ngjarjes përcolli ndeshjen mes Serbisë dhe Kroacisë, të vlefshme për kualifikim në Kampionatin botëror 2014. Special One gjithmonë përcjell ndeshjen ku paraqiten futbollistët e ekipit që drejton, Chelsea, dhe në Beograd e shikoi mbrojtësin Branislav Ivanoviç. Dueli përfundoi në barazim 1-1, dhe…
Sport
Jose Mourinho qëndroi në Beograd të premten e shkuar dhe nga vendi i ngjarjes përcolli ndeshjen mes Serbisë dhe Kroacisë, të vlefshme për kualifikim në Kampionatin botëror 2014.
Special One gjithmonë përcjell ndeshjen ku paraqiten futbollistët e ekipit që drejton, Chelsea, dhe në Beograd e shikoi mbrojtësin Branislav Ivanoviç.
Dueli përfundoi në barazim 1-1, dhe ishte mjaft i tensionuar ku të dyja ekipet përfunduan me dhjetë futbollistë.
Portali alo.rs ka arritur të bisedojë me trajnerin e famshëm nga Setubal para largimit të tij nga Beografi ku ai komentoi ndeshjen dhe ndërhyrjen e ashpër të Josip Simunicit ndaj Miralem Sulejmanit.
Mbrojtësi kroat u kritikua ashpër nga mediat serbe por Mourinho e ‘arsyetoi’ veprimin e Simunicit.
“Ndeshja ishte korrekte. Ishin dy përjashtime por nganjëherë kartoni i kuq nuk nënkupton sjellje josportive. I tillë është futbolli. Ndërhyrjet e ashpra nganjëherë janë pjesë e lojës, sidomos të këtillë. Futbollistët ishin të detyruar të ndërhyjnë ashtu në mënyrë që të parandalojnë kundërshtarin që të kalojë në epërsi. Gjithçka ishte e ligjshme”, deklaroi Mourinho.