Mourinho llogarit në Torresin
Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres ka ende të ardhme në Stamford Bridge, insiston menaxheri Jose Mourinho. Trajneri portugez vendosi të luante pa sulmuesin spanjoll të mërkurën mbrëma ndaj Paris Saint-Germainit dhe përkundër faktit se ‘El Nino’ po dështon të shënojë këtë szon, nuk do të largohet nga Londra. “Po, ai e ka të ardhmen këtu.…
Sport
Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres ka ende të ardhme në Stamford Bridge, insiston menaxheri Jose Mourinho.
Trajneri portugez vendosi të luante pa sulmuesin spanjoll të mërkurën mbrëma ndaj Paris Saint-Germainit dhe përkundër faktit se ‘El Nino’ po dështon të shënojë këtë szon, nuk do të largohet nga Londra.
“Po, ai e ka të ardhmen këtu. Sigurisht, nëse dëshiron të përmirësohet, kjo është normale dhe bazike. Torres punon fort, i sjell gjëra ekipit, por duam që ai të shënojë më shumë gola. Ai dëshiron, po ashtu”, deklaroi Mourinho në konferencë për shtyp.
“Ai është tipi i lojtarit të cilin e respektoj, ai e meriton të jetë i respektuar dhe nuk kam çka të them ëm shumë. Mendoj se njerëzit që japin gjithçka nga vetja, nuk duhet të ankohemi. Ai jep gjithçka, është e qartë se ai dëshiron më shumë”.
“Mendoj se gjatë periudhës sa luan këtu, ka pasur momente të mira dhe prej tyre edhe të rendësishme”, përfundoi ‘Special One’.