Mourinho kritikon trendin e ri në futboll: Trajnerë pa histori po drejtojnë klubet gjigante
Trajneri portugez Jose Mourinho ka bërë deklarata të forta lidhur me mënyrën se si klubet më të mëdha në botë po zgjedhin drejtuesit teknikë, duke vënë në pikëpyetje kriteret dhe meritokracinë në futbollin modern. “Njerëz që nuk kanë arritur asgjë tani po stërvisin klubet më të mëdha në botë. Për mua, surpriza e vërtetë është…
Sport
Trajneri portugez Jose Mourinho ka bërë deklarata të forta lidhur me mënyrën se si klubet më të mëdha në botë po zgjedhin drejtuesit teknikë, duke vënë në pikëpyetje kriteret dhe meritokracinë në futbollin modern.
“Njerëz që nuk kanë arritur asgjë tani po stërvisin klubet më të mëdha në botë. Për mua, surpriza e vërtetë është se trajnerë pa histori apo arritje po marrin mundësinë të drejtojnë klube të nivelit të lartë”, u shpreh Jose Mourinho
Sipas Mourinhos, emërimet e trajnerëve me eksperiencë dhe histori suksesi nuk përbëjnë asnjë surprizë, përkundrazi janë zgjedhje logjike dhe të pritshme për klube me ambicie të mëdha.
“Kur Milani emëroi Allegrin, ose Juventusi emëroi Spallettin, ose Roma emëroi Gasperinin, kjo nuk është aspak surprizë për mua.”
Portugezi theksoi se problemi i vërtetë qëndron te emërimet e bujshme pa bazë rezultatesh konkrete.
“Surpriza e vërtetë është kur gjigantët merren në drejtim nga njerëz që nuk kanë bërë asgjë”, u shpreh tekniku portugez
Deklaratat e Mourinhos pritet të ndezin debat në opinionin sportiv, veçanërisht në një periudhë kur shumë klube po zgjedhin trajnerë të rinj ose pa një histori të gjatë trofesh, duke u fokusuar më shumë te projektet afatgjata sesa te emrat e mëdhenj.