Mourinho konfirmon lëndimin e Kane, mund të mungojë disa javë

Harry Kane u lëndua në humbjen që e pësoi Tottenhami nga skuadra e Liverpoolit në kuadër të xhiros së 20-të të Premierligës.

Sport

28/01/2021 23:30

Kane u zëvendësua menjëherë në minutën e (46′) pasi nuk mundi të vazhdojë ndeshjen, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes, menaxheri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, konfirmoi se lëndimi i Kane nuk është edhe aq i lehtë, dhe se sulmuesi anglez mund të mungojë disa javë.

Sipas portugezit, ka shumë gjasa që Kane të humbasë ndeshjen ndaj Chelseat që do të zhvillohet javën e ardhshme. Kane pësoi goditje në të dyja këmbët dhe nuk mundi të vazhdojë ndeshjen.

Tottenham Hotspur humbi ndeshjen ndaj Liverpool, tani Klopp është menaxheri i vetëm në top 6 ekipet që ka mundur Mourinhon në dy ndeshjet direkte./Lajmi.net/