Mourinho i fokusuar në planin e Romës

Jose Mourinho do të vazhdojë të drejtojë Romën.

Sport

05/06/2022 09:18

‘The Special One’ ka kontratë me Romën deri në vitin 2024 dhe do ta përmbushë atë.

Së fundmi u raportua se portugezi do të marrë drejtimin e gjigantit francez, Paris Saint Germain, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, transmeton lajmi.net.

Sipas lajmeve që po qarkullojnë në Itali, Mourinho dhe agjenti i tij Jorge Mendes kanë marrë disa oferta nga klube të ndryshme, por trajneri është i fokusuar në planin e romakëve.

Së fundmi ai fitoi Ligën e Konferencës me Romën, pasi mposhti 1:0 Feyenoord në Tiranë, kështu duke e fituar trofeun e pestë evropian si trajner./Lajmi.net/