Mourinho i dërgon letër skuadrës së njohur

Jose Mourinho i ka dërguar një letër Manchester Unitedit.

Sport

23/01/2016 23:27

Jose Mourinho vazhdon të jetë i interesuar për ta marrë drejtimin e skuadrës së Manchester United.

Madje, tekniku portugez i ka nisur një letër klubit nga ‘Old Trafford’, përmes së cilës e tregon dëshirën e tij të madhe që tu bashkohet atyre transmeton Goal nga The Independent.

Përveç kësaj, ‘The Special One’ në letrën e përbërë nga gjashtë faqe, e ka bërë një analizë të skuadrës aktuale të United si dhe ndryshimeve të cilat duhet të ndodhin, përcjell Lajmi.net.

Mourinho është njëri nga kandidatët potencialë për ta zëvendësuar Van Gaalin në krye të shtabit teknik të Man Utd, pasi pozita e holandezit nuk është e sigurtë, e sidomos pas edhe një tjetër humbje të pësuar sot nga Southampton 0:1.