Mourinho i beson Anglisë
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho nuk dyshon se Anglia mund të fitojë Kampionatin botëror 2014. Skuadra e Roy Hodgsonit parashikohet se do të vuajë në garën që do të zhvillohet në Brazil, pasi do të luajë në grup me Italinë, Uruguain dhe Kosta Rikën. Por, Mourinho, i cili spekulohej me postin e selektorit të Anglisë…

Sport
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho nuk dyshon se Anglia mund të fitojë Kampionatin botëror 2014.
Skuadra e Roy Hodgsonit parashikohet se do të vuajë në garën që do të zhvillohet në Brazil, pasi do të luajë në grup me Italinë, Uruguain dhe Kosta Rikën.
Por, Mourinho, i cili spekulohej me postin e selektorit të Anglisë më 2007, beson se kampioni i botës nga viti 1966 mund të triumfojë në Amerikën e Jugut, duke pasur parasysh përvojën e madhe që ka në skuadër.
“Anglia? Të gjithë thonë ‘jo, jo, jo, jo, jo’. Unë gjithmonë them ‘pse jo?’, sepse nuk e kuptoj pse jo. Kur shoh futbollistët dhe klubet në të cilat luajnë, nuk e kuptoj pse një ditë të mos ndodh kjo”, deklaroi Mourinho.
“Ata dinë të luajnë në klube të mëdha, luajnë në Ligën e Kampionëve që është ndoshta gara më e vështirë në botën e futbollit, andaj nuk shoh arsye pse të mos fitojnë”.