Mourinho flet pas fitores, lëshon lëvdata për Man City dhe ankohet për vendimet e gjyqtarit

Jose Mourinho ka dhënë komentet e tij të para pas fitores kundër Manchester City.

Sport

02/02/2020 20:15

Fitorja e Tottenham kundër Manchester City sigurisht se ka vlerë të madhe për Jose Mourinho, duke pasur parasysh se Pep Guardiola drejton ‘Citizens’.

Pas përfundimit të ndeshjes dhe fitores 2:0 të Tottenham, Mourinho është shprehur i lumtur me fitoren që vjen kundër një skuadre kampione, por ka pasur edhe disa ankesa.

“Fituam kundër kampionëve, ata akoma janë kampionët, një skuadër fantastike edhe nëse ata do të humbin titullin” ka thënë fillimisht Mourinho, transmeton lajmi.net.

“Ishim pafat që VAR nuk vendosi për karton të kuq në rastin e Raheem Sterling. Do të ishte më ndryshe nëse luanim për 75 minuta me një lojtar më shumë” ka shtuar portugezi.

Jose Mourinho ka arritur që për herë të tretë këtë edicion të mbaj portën e paprekur me Spurs. /Lajmi.net/