Mourinho: Fituam pas shtatë minutash

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se skuadra e tij e siguroi fitoren ndaj Arsenalit pas vetëm shtatë minutash lojë. Blues mposhtën rivalin e qytetit me rezultat të thellë 6:0, mirëpo Mourinho mendon se fituesi u përcaktua shumë më herët. “Në rezultatin 2:0 pas vetëm shtatë minutash lojë, ndeshja përfundoi. Ne ishim tepër të…

Sport

22/03/2014 15:18

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se skuadra e tij e siguroi fitoren ndaj Arsenalit pas vetëm shtatë minutash lojë.

Blues mposhtën rivalin e qytetit me rezultat të thellë 6:0, mirëpo Mourinho mendon se fituesi u përcaktua shumë më herët.

“Në rezultatin 2:0 pas vetëm shtatë minutash lojë, ndeshja përfundoi. Ne ishim tepër të fortë. Pastaj erdhi penalltia dhe kartoni i kuq por ndeshja u përcaktua brenda më pak se dhjetë minutash”.

“Ishin shumë futbollistë në zonë, Eden Hazard goditi dhe ne e pamë një futbollist duke kërcyer si portier dhe e preku topin me duar. Nga bankina nuk u vërejt se cili futbollist ishte. Ishte penallti dhe karton i kuq por fatkeqësisht futbollisti i gabuar u përjashtua”.

“Edhe anësori nuk ishte në gjendje t’i ndihmonte kryesorit me vendimin e drejt. Por, gjëja më e rëndësishme. A ishte penallti? Po. A ishte karton i kuq? Po. Ne ishim në seri por u ndalëm të shtunën kundër Aston Villës për një arsye. Tani do të mundohemi të rikthehemi në seri të re. Fitorja ndaj Galatasarayt ishte e rëndësishme. Kjo ishte ndeshja më e rëndësishme e sezonit për Arsenalin. Për ne ishte vetëm ndeshje e rëndësishme”.