Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Moto GP, sot Grand Prix i Brno, Rossi synon podiumin numër 200 – kjo është koha kur fillon gara

8:45 | 9 Gusht 2020

Garat me motoçikleta do të rikthehen sot në Brno.

Në Brno të Çekisë do të zhvillohet Grand Prix i radhës këtë sezon, shkruan lajmi.net.

Kjo garë do të jetë diçka më e zbehtë pasi kampioni Marc Marquez nuk është aty për të kontestuar pozitën e parë.

Nga pozita e parë sot do të niset Zarco i Ducati, kurse nga pozita e dytë fillon Fabio Quartararo, i cili njëkohësisht shihet si favorit për triumfin, gjithnjë në mungesë të Marquez të Honda.

Gara do të jetë e veçantë edhe për ‘Doktorin’ italian, Valentino Rossi.

Rossi do të synojë podiumin sot për herë të 200-të në karrierën e tij, në pistën e Brno, ku ka shënuar fitoren e parë të tij.

Gara në Brno do të fillojë në ora 14:00. /Lajmi.net/