Moti për vikend, mund të ketë vërshime
Vikendi parashihet me reshje të dendura të shiut dhe borës si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë jugore. Në shumë vende të ulëta dhe qytete me infrastrukturë të dobët parashihen vërshime të shpejta, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Të shtunën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Temperaturat…
Lajme
Vikendi parashihet me reshje të dendura të shiut dhe borës si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë jugore.
Në shumë vende të ulëta dhe qytete me infrastrukturë të dobët parashihen vërshime të shpejta, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Të shtunën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9 metër për sekondë.
Ditën e diel parashihet mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bore. Në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 metër për sekondë.