Moti për të dielën – ditën e zgjedhjeve pritet mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta për stinën
Ditën e diel, më 12 tetor, kur qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet lokale, parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat do të jenë në rritje, sidomos ato gjatë ditës. Vlerat minimale pritet të sillen nga 5°C deri në 8°C,…

Lajme
Ditën e diel, më 12 tetor, kur qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet lokale, parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat do të jenë në rritje, sidomos ato gjatë ditës. Vlerat minimale pritet të sillen nga 5°C deri në 8°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 16°C deri në 19°C, varësisht nga rajoni, transmeton lajmi.net.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar, duke e bërë ditën të favorshme për daljet jashtë, përfshirë edhe për votim.
Ky mot i qëndrueshëm pritet të ndikojë pozitivisht në pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin zgjedhor./lajmi.net/