Moti për nesër e ditët në vazhdim
Gjatë natës dhe mëngjesit të hershëm pritet intensifikim i reshjeve të borës sidomos në veri dhe lindje të Kosovës. Në zonat e ulëta të Dukagjinit kryesisht shi. Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje bore e shiu. Në mesdite reshjet mund të përzihen me shi në disa zona të…

Lajme
Gjatë natës dhe mëngjesit të hershëm pritet intensifikim i reshjeve të borës sidomos në veri dhe lindje të Kosovës. Në zonat e ulëta të Dukagjinit kryesisht shi.
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje bore e shiu. Në mesdite reshjet mund të përzihen me shi në disa zona të ulëta ku në mëngjes do të ketë borë.
Temperaturat pritet të luhaten nga 0 minimalja deri në 6 gradë Celsius ajo maksimale që pritet të jetë në Dukagjin.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe i ftohtë, vende-vende me reshje shiu e bore. Në Shqipëri reshjet do të jenë të pakta. Edhe në Maqedoninë Veriore reshjet pritet të pushojnë.
E shtuna vjen e ftohtë, me vranësira por edhe me intervale kohore me diell. Të dielën rritje e përkohshme e temperaturave dhe fuqizim i erërave jugperëndimore, ndërsa pritet të ketë më shumë intervale kohore me diell.
Të hënën reshje të reja lokale shiu./MeteoBallkan