Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Stina e vjeshtës në Kosovë fillon me e kthjellët dhe gjatë ditës me nxehtësi verore. Mëngjesi do të jetë i freskët, ndërsa dita mjaft e nxehtë me temperatura maksimale që pritet të arrijnë deri në 30 apo 31 gradë Celsius. Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e hëna fillon e…

Lajme

21/09/2025 23:54

Stina e vjeshtës në Kosovë fillon me e kthjellët dhe gjatë ditës me nxehtësi verore. Mëngjesi do të jetë i freskët, ndërsa dita mjaft e nxehtë me temperatura maksimale që pritet të arrijnë deri në 30 apo 31 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e hëna fillon e kthjellët dhe vazhdon me diell dhe mjaft e nxehtë. Edhe pse po hymë në stinën e vjeshtës, vera po vazhdon me ritme ende të pandryshueshme.

Ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Gradualisht do të ketë paraqitje të vranësirave lokale dhe kalimtare sidomos në mes të javës, ndërsa rrebeshe të izoluara mund të kemi të enjten në veriperëndim të Shqipërisë dhe potencialisht edhe në disa vise të Kosovës./MeteoBallkan