Moti mbi vendin tonë, temperaturat sot deri në 32 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për ditën e premte, parashihet stabilizim gradual i motit në vend. Sipas parashikimit, gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga…
Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për ditën e premte, parashihet stabilizim gradual i motit në vend.
Sipas parashikimit, gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me intensitet të dobët deri mesatar.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës u bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë kushtet e favorshme atmosferike, duke pasur kujdes nga temperaturat më të larta gjatë orëve të mesditës.