Moti mbi vendin tonë
Moti gjatë kësaj jave do të jetë me reshje të konsiderueshme dhe me përmirësim të kushteve agrometeorologjike. Pas një periudhe të gjatë pa reshje, instituti njofton se kjo javë pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të deficitit të reshjeve që ka vazhduar që nga muaji shkurt. “Reshjet do të jenë të konsiderueshme, kryesisht në…

Lajme
Moti gjatë kësaj jave do të jetë me reshje të konsiderueshme dhe me përmirësim të kushteve agrometeorologjike.
Pas një periudhe të gjatë pa reshje, instituti njofton se kjo javë pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të deficitit të reshjeve që ka vazhduar që nga muaji shkurt.
“Reshjet do të jenë të konsiderueshme, kryesisht në formë shiu në viset e ulëta, ndërsa në zonat malore pritet që reshjet të shoqërohen edhe me borë. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë në përmirësim gradual. Megjithatë, në disa zona me infrastrukturë të dobët ekziston mundësia për vërshime të shpejta për shkak të intensitetit të reshjeve”, thuhet në njoftim.
Derisa moti të hënën do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.
“Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga te dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 16°C deri në 19°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftim.