Motër e vëlla bëjnë akrobacione nëpër një kabllo ndërmjet dy ndërtesave 25-katëshe

Dy akrobatë kanë lënë gojëhapur qindra spektatorë me përformancën e tyre ndërmjet dy ndërtesa në Nju Jork.

Fun

24/06/2019 21:19

Nik e Lijana Wallenda janë akrobatët në fjalë, të cilët kanë ecur nëpër një kabllo çeliku, në një lartësi prej 25 katësh, transmeton lajmi.net.

Për Lijanën, e diela ishte një moment rikthimi. Dy vite  më parë, ajo pothuajse vdiq kur ra nga 30 metra lartësi gjatë stërvitjeve, ndërsa përpiqej të vendoste një rekord të ri.

Ndiqeni videon e mëposhtme për të parë lëvizjet akrobatike të tyre. /Lajmi.net/

YouTube player