Mot i vranët dhe me diell sot në Kosovë, temperaturat deri në 18 gradë
Në Kosovë sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por edhe me intervale me diell, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 18 gradë Celsius. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 15 dhe 18 gradë. Mëngjesi do të…
Lajme
Në Kosovë sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por edhe me intervale me diell, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 18 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 15 dhe 18 gradë.
Mëngjesi do të jetë më i freskët, me temperatura rreth 8 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës pritet ngritje e temperaturave deri në rreth 17 gradë.
Sa i përket erës, IHMK njofton se ajo do të ndryshojë drejtim nga veriu dhe veriperëndimi, duke mbetur e fortë gjatë orëve të para të ditës.
“Era kalon në drejtim verior deri veriperëndimor, ende e fortë në orët e para, pastaj dobësohet ndërsa presioni rritet drejt 1008-1011 hPa”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Pas erërave të fuqishme që përfshinë disa pjesë të Kosovës gjatë mbrëmjes së së enjtes, kushtet e motit pritet të jenë më të qeta gjatë ditës së sotme, me dobësim gradual të erës.